“Na kanë bërë me dhimbje koke”, flet Dovedan: Sot treguam një provë karakteri, jam i kënaqur me afrimet e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 16:28

“Na kanë bërë me dhimbje koke”, flet Dovedan: Sot treguam një provë karakteri, jam i kënaqur me afrimet e janarit

Bylisi barazoi 1-1 me Kukësin ditën e sotme, në një ndeshje shumë të bukur, ku ballshiotët e gjetën rrugën e rrjetës në fundin e ndeshjes. Pas ndeshjes për mikrofonat e “SuperSport”, Dovedan është shprehur se është shumë i lumtur me atë që ekipi i tij tregoi në fushën e lojës.bandicam 2020-02-16 16-25-01-308

Provë karakteri i skuadrës, reagimi pas disavantazhit?

Duhet të falënderoj çunat për ndeshjen sot. Kjo e sotmja është një provë karakteri, pasi kemi luajtur ndaj një ekipi të mirë si Kukësi, kemi pasur 5 raste për shënim në pjesën e parë, por u ndëshkuam në momentin më të mirë.

Afrimet e janarit, iu kanë dhënë një ndihmesë më të madhe?

Jam shumë i kënaqur me afrimet e janarit, na kanë ndihmuar shumë. Një mungesë e madhe ishte ajo e Visentes, për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi në familje. Sot kemi qenë në fushë pa 5 lojtarë kryesorë.

Mungesat në ekip?

Normalisht është problem shumë i madh kur nuk ke shumë lojtarë. Sot çdo gjë është ndryshuar. Të bën me dhimbje koke kjo gjendje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"