“Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij”, Rama thumbon Piro Dhimën: Edhe ti këtu në Shqipëri e ke nisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 22:05

“Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij”, Rama thumbon Piro Dhimën: Edhe ti këtu në Shqipëri e ke nisur

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk i kurse as batutat, duke thënë se Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes i kishte bërë presion qeverisë.rama-fb-770x435

“Dua t’ju them i dashur Muhamed, t’ju them të gjithëve ju se ne ndjehemi të nderuar dhe krenarë që kemi mikpritur dhe është organizuar në Shqipëri ky kongres, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa presidentin e Federatës së Peshëngritjes, miku ynë Elezi. Ishte aq i paduruar dhe aq shumë i angazhuar e i përkushtuar për ta bërë më të mirë këtë organizim më të mirë të mundshëm sa ai ka bezdisur cdo ministër e zyrtar, madje ka kërcënuar edhe qeverinë duke thënë se në rast se ndonjë anëtarët e kongresit do kishin problem me vizat ne do të përballeshim me të gjithë muskujt e anëtareve të federatës së peshëngritjes”, tha Rama.

Me tej në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh: “Ju keni ardhur njëherë në këtë formë, ju nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, herën tjetër mjaftoni vetëm një autorizim dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi. Ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufi. Këtu miqtë janë perëndia”.

Rama Piro Dhima

I pranishëm në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe peshëngritësi me origjinë shqiptare, Piro Dhima, për të cilin Rama nuk i kurseu thumbimet:

“Ne bashkë jemi takuar përpara disa kohesh, nuk keni qenë president në atë kohë, as Pasha, por Tirana, Shqipëria ju solli fat dhe jam vërtet shumë i kënaqur sepse Shqipëria i solli fat edhe zëvendës-presidentit, mikut tonë të dashur Pirro Dhimës, i cili e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë.

Është drejtori i Federatës Amerikane të Peshëngritjes dhe për herën e parë në histori, amerikanët morën një medalje të artë në sportin e peshëngritjes”, – u shpreh kryeministri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"