“Na goditën në momentin më të mirë”, Duro: Objektivat i kemi para, ja çfarë duhet të bënte Kotobelli te goli i dytë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 19:21

“Na goditën në momentin më të mirë”, Duro: Objektivat i kemi para, ja çfarë duhet të bënte Kotobelli te goli i dytë…

Kukësi u mposht nga Vllaznia në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2, në takimin e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshje, trajneri i verilindorëve, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i zhgënjyer nga kjo humbje, duke deklaruar:

duro

“Futbolli është i tillë. Do vlerësim në çdo komponent. Jam i zhgënjyer. Kishim punuar për të qenë të kujdesshëm. Do luanim ndaj një skuadre që do ishte e vendosur mirë. Na ndëshkuan në momentin tonë më të mirë. Me lojën që po zhvillonte skuadra kisha bindjen që ishte diçka shumë e lehtë për tu përfunduar. Ishim vendosur shumë keq na goditën. Paftësija e mbrojtjes tonë. Duhet të bënim faull taktik. Nuk rezultoi ashtu. Na goditën dhe fituan ndeshjen.

Vllaznia kishte zgjedhur taktikën e saj. Në pjesën e dytë filluam ta qarkullonim topin më shpejt. Kur një skuadër mbrohet me shumë forca, është e vështirë të krijosh superioritet. Kishim shumë moment pozitive. E vështirë kur një skuadër mbron me shumë forca, të krijosh situata shënimi. U goditëm në momentin më të mirë, kur skuadra mund të shënonte golin e dytë. Kotobelli duhet të bënte faull taktik te goli i dytë.

Çdo humbje të krijon probleme psikologjike. Akoma më shumë kur humbet në situatë të tilla. Çunat janë shumë të mërzitur. Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe me kundërshtarë shumë të mirë. Humbjet na krijojnë probleme. Na gëzon fakti që jemi në objektiva. Janë shumë skuadra me 1-2 pikë. Gara është e hapur. Objektivat i kemi para.

Nuk ka përgjegjësi portieri Xhika te goli i dytë. Në qoftë se do e shpëtonte do ishte merita e tij. Përgjegjësia ishte e skuadrës që nuk duhet të lejonte sulmin e Vllaznisë”, u shpreh Duro!

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"