“Na gëzon vendi i parë”, Plori: Dungën nuk e kritikojmë se i shënoi Tiranës, ja pse tërhiqet skuadra mbrapa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 16:00

“Na gëzon vendi i parë”, Plori: Dungën nuk e kritikojmë se i shënoi Tiranës, ja pse tërhiqet skuadra mbrapa

Në mungesë të trajnerit Brdariç, për arsye shëndtësore, Vllazninë në sfidën e sotme ndaj Bylisit, u drejtua nga shkodrani Elvis Plori. Në prononcimin pas triumfit 1-0 ndaj ballshiotëve, Plori u shpreh:

bandicam 2020-12-05 15-54-07-479

FITORJA- Edhe vendi i parë na gëzon. Vllaznia ka një periudhë të gjatë që nuk e gëzon, është sadisfaksion për Shkodrën. Objektivi ishte  fitorja, kur vjen pas një humbje ndaj Kukësit, ka shumë rëndësi kjo fitorja.

Skuadra ka krijuar një fizionomi. Pritëm 3 muaj për të ndërtuar skuadrën. Po mbështetemi edhe te baza e vjetshme. Skuadra është e re. Një rast shumë i mirë i joni të cilin e shfrytëzuam, edhe pse kishim mungesa. Mënyra si luajtëm krijoi stabilitet.

RASTET E HUMBURA TË DUNGAS DHE MUNGESA E MANDINAGU- Me Dungën kemi shijen e mirë të Tiranës, zbehen disi kritika. Sulmuesi të zbardh faqen në disa raste, nuk mund ta kryqëzojmë kur humb raste. Ka shumë rëndësi pozicioni i sulmuesit, kur godet topin.

Mandinagua, ka kaluar dëmtim pas dëmtimi. Nuk kam çfarë them. U stërvit me ne, më pas u dëmtua.

TËRHEQJA E SKUADRËS- Pasi shënuam golin e parë, ndërhyrja për të pasur stabilitet. Duke ditur mentalitetin e skuadrës dhe humbjen me Kukësin, kërkonim stabilitetin në fushën. Ishte zgjedhja e ime mbas shënimit të golit të parë. Skuadra u kthye mbrapa për të mbrojtur rezultatin. Nga skema me 3 mbrojtës, kaluam me 4 mbrojtësa dhe në fund ia dolëm”, u shpreh Plori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"