“Na fundosi gjykimi, jam i stresuar”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë shpërthen pas barazimit në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 19:54

“Na fundosi gjykimi, jam i stresuar”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë shpërthen pas barazimit në transfertë

Klodian Arbëri “qan” barazimin 3-3 në shtesë ndaj Besëlidhjas. Direkt pas ndeshjes, trajneri ishte i stresuar për formën se si i ikën dy pikët nga duart. Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, numri një i pankinës së Tomorit u mor edhe me gjykimin.

pjimage (6)

“Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe arritëm që të dominonim me lojë e rezultat. Jam i stresuar se si na ikën nga duart 3 pikët, që i siguruam me 3 gola pa pësuar.

Në 20 minutat e fundit, gjithçka u shemb duke na hequr 2 pikë të vlefshme. Ne ishim pothuajse në vendin e katërt. Mbetemi në zonën ‘play off’, për këtë nuk ka dyshime. Më shumë se gabimet tona na fundosi gjykimi i njëanshëm. Besëlidhjes i uroj suksese në rrugën e saj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"