“Na është shtuar oreksi”, trajneri i Lionit “kërcënon” Mançester Sitin: Do të japim gjithçka që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 19:38

“Na është shtuar oreksi”, trajneri i Lionit “kërcënon” Mançester Sitin: Do të japim gjithçka që…

Pas mrekullisë me Juventusin, trajneri i Lionit, Rudi Garsia, beson te një tjetër mision i suksesshëm i skuadrës së tij kundër Sitit sot në çerekfinale.

Une-Rudi-Garcia-Benfica

“Fitorja kundër Juves na jep besim më të madh. Sigurisht që oreksi na është shtuar. Siti është natyrisht favorit, por starti i sfidave çerekfinale ka treguar se pritshmëritë mund të përmbysen bazuar në atë që pamë në dy ndeshjet e para. Shpresojmë që në fund t’i largojmë dyshimet për Denajer dhe Kornet.

Tete pati gjithashtu një problem, por shpresojmë të jetë gati. Jemi përgatitur mirë. Dhe është shumë e rëndësishme që kemi mundësi të bëjmë pesë zëvendësime. Do të japim gjithçka që misioni ynë të mos përfundojë këtu”, tha trajneri francez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"