“Na ecën ndaj Tiranës”, Edi Martini: Ju tregoj të metat e sfidës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 15:26

“Na ecën ndaj Tiranës”, Edi Martini: Ju tregoj të metat e sfidës së sotme

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Tiranës, Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran i skuadrës durrsake u shpreh:

bandicam 2021-02-20 15-21-14-351

Ndeshja- Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pikët janë shumë të rëndësishme. Respekt maksimal ndaj Tiranës, edhe po na ecte ndaj tyre, por edhe kishim besim që do të fitonim dhe ia dolëm.

6 fitore jashtë fushës – Në ndeshjet e fazës së parë kemi pasur probleme. Ekipet na rrinin mbrapa për të mos shënuar. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi arritur të fitojmë edhe për çështje fati.

Sfida ndaj Kukësit- Nuk ka perfeksion në futboll. Ka të meta që duhen analizuar dhe përmirësuar. Të metat ishin shumë të pakta. Në minutat e fundit duhet të ishim më të qetë para porte dhe mos kishim stres deri në sekondat e fundit.

Ndryshimi i pozicionit të Vilës dhe Karabecit- Vila është lojtar që ka gjendje fizike shumë të mirë, kjo ishte arsyeja. Vila vrapon pafund, ishte më i shpejtë para dhe mbrapa. Kjo ishte ajo që vendosëm të bënim.

Rastet e humbura të Grudës- Ne ishim në dhoma, ai s’kishte ardhur akoma, ishte mërzitur. Ndikon edhe trysnia e ndeshjes. Duhet ta mbështesim. Do të mësohet me këto sfida, sepse futbolli i tillë është”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"