“Na duket Bundesliga sikur bëjnë stërvitje”, Egbo: Bylisi një ndër ekipet më të forta në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:23

“Na duket Bundesliga sikur bëjnë stërvitje”, Egbo: Bylisi një ndër ekipet më të forta në Superiore

Emanuel Egbo është një nga trajnerët më të suksesshëm të momentit në Kategorinë Superiore. 46-vjeçari, ishte duke bërë një punë të shkëlqyer, me Tiranën, deri para ndërprerjes të kampionatit për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Ekipi i tij është në krye të tabelës, me 9 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë.

egbo

Në një prononcim për “RTSH Sport”, 46-vjeçari nga Nigeria, nuk nguroi t’i thurte elozhe skuadrës së Bylist, që do jetë dhe kundërshtari i Tiranës, në datën 3 qershor, në rast se qeveria jep OK-in për rifillimin e kampionatit. Egbo gjithashtu foli edhe për kampionatin gjerman që po luhet rregullisht, teksa u shpreh:

“Ekipi i Bylisit është një ndër ekipet më të fortë të kampionatit, është ekip që duhet vlerësuar maksimalisht në çdo ndeshje se i kanë hapur probleme çdo ekipi brenda Superiores. Duke vlerësuar maksimalisht atë që do bëjmë, duke bërë punën tone, do të na e shpërblejë në fund Zoti që është lart.

E kam parë edhe kampionatin gjerman që është gjithmonë me stadiume të mbushura javë për javë, ta shohësh duket sikur po bëjnë stërvitje ekipet. Kjo mund të ndikojë te lojtarët më shumë se te trajneri, futbollistët janë mësuar, kanë adrenalinën me tifozë në stadium, kanë emocione, kanë shumë gjëra. Kur nuk ka tifozë, duket sikur është një stërvitje, për këtë duhet punuar që të mbahen lojtarët në formën e duhur”, u shpreh Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"