“Na duhet vazhdimësia te Elbasani”, Bajramaj: Nuk shkojmë të dorëzuar në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2020 | 17:51

“Na duhet vazhdimësia te Elbasani”, Bajramaj: Nuk shkojmë të dorëzuar në Pogradec

Elbasani kërkon vazhdimësinë në kampionat, pasi duke marrë pikë çdo javë, mund të kalojë rivalët në kampionat dhe në fund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Fitorja ndaj Orikumit ka rritur moralin, por gjithsesi është pak në krahasim me atë që kërkohet.Elbasani

Elbasani është ende i fundit dhe pikët janë të domosdoshme në çdo javë. Kalendari i rezervon një përballje të vështirë të shtunën skuadrës verdheblu, që udhëton drejt Pogradecit. Kundërshtari këtë sezon është pretendent për Superioren dhe në ndeshjen e fazës së parë e ka mundur Elbasanin në shtëpi. Por në kampin verdheblu ka besim dhe nuk duan të shkojnë të dorëzuar në këtë ndeshje.

Kështu shprehet në prononcimin e tij për gazetën mesfushori Serxho Bajrami. “Ishte e rëndësishme ta nisnim vitin me këmbën e mbarë, por vetëm kaq nuk mjafton. Na duhet vazhdimësia dhe kemi besim se do të vijojmë në këtë rrugë, edhe pse këtë javë kemi një përballje të vështirë me Pogradecin. E dimë që nuk jemi favoritë, por kemi treguar gjatë këtij sezoni se mund të marrim pikë dhe të fitojmë edhe jashtë fushës sonë, ndaj besojmë.

Sa i përket mbijetesës, nuk jemi larg skuadrave që synojnë qëndrimin dhe jemi totalisht në garë për ta realizuar objektivin. Në ndeshjet e mbetura jam i bindur se do të jemi shumë më mirë”, ka thënë për “Panorama Sport” mesfushori 20-vjeçar i Elbasanit, Bajrami, i cili vjen nga ekipet zinxhirë të klubit.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"