“Na duhet 1 muaj kohë për tu përshtatur”, Sidibe prag sfidës me Laçin: Nuk kam asnjë problem me skuadrat shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 20:13

“Na duhet 1 muaj kohë për tu përshtatur”, Sidibe prag sfidës me Laçin: Nuk kam asnjë problem me skuadrat shqiptare

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Laçin, së bashku me trajneri Bledi Shkëmbi ishte i pranishëm dhe mesfushori Lancinet Sidibe i cili u shpreh:

sidibe berberi

”Ashtu siç dihet i gjithë grupi është i ri, të gjithë futbollistët kanë ardhur së fundmi dhe ajo që na duhet është koha. Na duhet të paktën 1 muaj në dispozicion të arrijmë harmoninë dhe përshtatjen me klubin.

Është e vërtetë që ne luajmë me disa lojtarë difensiv, por kjo nuk përbën problem. Trajneri na njeh mjaft mirë, mua dhe shokët e skuadrës, dhe jam i sigurte që mund të më vendosë në fushë ku duhet pasi e ai e di çfarë mund të bëj kështu që për mua nuk ka asnjë problem.

Kam disa vite që jam pjesë e kampionatit shqiptar, e njoh mirë këtë ligë, i kam luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet me skuadra ku kam luajtur. Përveç respektit nuk kam asnjë problem dhe asnjë vështirësi në aspektin personal karshi skuadrave dhe kundërshtarëve tanë, thjesht duhet t’i respektojmë e të bëjmë punën tonë’’, u shpreh Sidibe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"