“Na duhen futbollistë në janar”, Marantas: Tirana ekip me shumë cilësi, Luftëtari do mbijetojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:25

“Na duhen futbollistë në janar”, Marantas: Tirana ekip me shumë cilësi, Luftëtari do mbijetojë…

Luftëtari u mposht nga Tirana me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri grek i Luftëtarit, Marantas u shpreh:

marantas

“Kur luan kundër Tiranës, që ka lojtarë me eksperiencë dhe me pagesë të lartë, është shumë e vështirë të luash kundër tyre. U munduam të luanim me kundërsulm, ta mbanim sa më shumë topin. Pastaj me një kundërsulm të bukur të lojtarëve të Tiranës, shënuan golin e dytë, në atë moment mbaroi ndeshja.

Në pjesën e dytë, iu thashë futbollistëve që të kishin respekt për veten dhe për tifozët. Në pjesën e dytë u munduam që të luanim më mirë dhe kështu ndodhi, ishim më mirë se në pjesën e parë. Prapë doli në pah cilësia e lojtarëve të Tiranës, që ishte shumë më e mirë se ne.

Ka shanse Luftëtari për të mbijetuar?

Unë si trajner dua vetëm të fitojmë, nuk më pëlqen fare të humbas. Kjo situatë është vetëm nga lojtarët dhe nga puna që bëjnë në fushë. Duhet që dhe ekipi të ndryshojë. Duhen lojtarë në lojtarë, për të pasur më shumë cilësi dhe për të fituar ndeshjet. Kam shpresë dhe besoj se ekipi do të qëndrojë në Superiore.

Ne dhe Flamurtari jemi në vendet e fundit. Kjo tregon që si ne ashtu dhe Flamurtari në janar duhet të forcohemi. Kemi bërë 2-3 ndeshje që kemi luajtur shumë mirë, ndaj Laçit, Bylisit dhe Vlalznisë. Ne si ekip kemi cilësi për të vënë në vështirësi ekipet e tjera. Po siç e thashë, që në janar duhet të marrim lojtarë”, u shpreh Marantas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"