“Na duhen 2-3 përforcime”, Idriz Batha: Në Shqipëri luaj vetëm me Tiranën, largohem nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 10:35

“Na duhen 2-3 përforcime”, Idriz Batha: Në Shqipëri luaj vetëm me Tiranën, largohem nëse…

Mesfushori i Tiranës Idriz Batha shprehet se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Tiranën për të krijuar një cikël fitues në futbollin shqiptar.

batha
Në prag të finales së Kupës së Shqipërisë kundër Teutës, futbollisti i 25-herë kampionëve të Shqipërisë mbetet i hapur për një ofertë jashtë vendit. Për sa i përket vazhdimësisë me kryeqytetasit, Batha shton se Tirana ka nevojë për 2-3 përforcime për të qëndruar në nivele të larta.

Si duket finalja e Kupës sapo pasi ke fituar titullin?

Finalja e Kupës mbetet për tu fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj ta arrijmë me sukses.

Si pjestar i dhomave të zhveshjes dhe një lider i skuadrës. Si është fryma në skuadër?

Padiskutim që do japim maksimumin dhe do e vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi si të thuash ka një gjëndje “ekstaze” pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.
Teuta-Partizani

Teuta ka qënë një kundërshtar i vështirë pasi keni ndarë pikë të barabarta në kampionat. Si e vlerësoni ndeshjen?

Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë por e bukur.

Gurishta Batha

Fituat titullin e parë kampion me Tiranën, ju nxit ideja të hapni një cikël fitues? A do e rinovoni kontratën?

Do më pëlqente të krijonim një grup që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund te eci shumë lart.

Përsa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Finalja luhet në “Air Albania”. Kush është i avantazhuar?

Në një finale nuk ka favoritë. Mendoj dhe shpresoj që ta fitojmë ne sepse duke parë dhe ecurinë tonë në “Air Albania” që nuk kemi pësuar asnjë humbje, ky është fati jonë.

Sa ju penalizon fakti që në Champions do luani shumë shpejt, duke menduar anën fizike…

Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"