“Na dhemb shpirti që do të luash kundër nesh”, tifozët e Juventusit “qajnë” Mandzukiçin: Të duam, por s’të urojmë fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 22:31

“Na dhemb shpirti që do të luash kundër nesh”, tifozët e Juventusit “qajnë” Mandzukiçin: Të duam, por s’të urojmë fitore

Tifozët ultras të Juventusit kanë përshëndetur rikthimin e Mario Manxukiçit në Serinë A, pavarësisht se kroati ka zgjedhur të luajë me një rival direkt si Milani. Zgjedhje e dhimbshme, por shumë mirënjohje nga ana e juventinëve që nëpërmjet një letre të hapur ndaj Manxukiçit janë shprehur: “Mario do të jesh gjithnjë në zemrat tona për djersën dhe mundimin e treguar me fanellën e Juves. Të kemi dashur për frikën që i ngjallje rivalëve, por edhe për buzëqeshjen tënde që rrallë mundëm ta shkonim.
EsFw6xLXAAAQPYv.0
Për 6 muaj do të mbash fanellën e Milanit dhe si profesionit të respektojmë. Nuk të dënojmë, por nuk e mohojmë se do ta na dhëmbë shpirti kur të të shohim tek luan kundër nesh. Thuajse 35 vjeç, ky është një vendim që ta pranojmë duke të uruar që ti kalosh këta muaj në qetësi. Mos na mbaj mëri, por fitore nuk të urojmë dot.” E menjëhershme përgjigjja e kroatit që shkruante: “Faleminderit për fjalët e bukura, do të jem krenar ngaherë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"