“Na dënoi një arbitër bastesh”, drejtori Dadaj: Atë gol e anulon vetëm një që luan 100 mijë euro…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 8:59

“Na dënoi një arbitër bastesh”, drejtori Dadaj: Atë gol e anulon vetëm një që luan 100 mijë euro…

Në Gjirokastër janë ndier të vjedhur gjatë ndeshjes së djeshme kundër Kukësit. Drejtori sportiv, Artur Dadaj, në bisedën për “Panorama Sport”, e cilësoi skandaloz arbitrimin në dëm të Luftëtarit.

artur dadaj

“Nëse ka njeri në botë dhe pranon se goli ynë (i Luftëtarit) nuk ishte i rregullt, atëherë s’ka vend për ta komentuar dhe nuk duhet të merremi me këtë punë… Por si mund të anulohet ai gol! Turp për këta gjyqtarë që hedhin poshtë mundin e lojtarëve! Vetëm një gjyqtar si ky që kishin sjellë në ndeshjen me Kukësin mund ta mohojë atë gol dhe të tallet me djersën e lojtarëve apo investimet tona. Nëse duan të bëhen gjyqtarë këta njerëz, nuk mund të bëhen kështu, pasi tregojnë se janë të paaftë. Pse gjithmonë ne si klub do të jemi viktimë e gjykimeve…?! Në javët e kaluara na kanë ndëshkuar me 11-metërsha të paqenë. Tani duket se po ndryshojnë taktikë, duke na anuluar gol të rregullt dhe mos akorduar penallti 100% të pastër. Kështu nuk mund të vazhdohet”, deklaroi Dadaj.

Ndërsa i ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ai bëri një akuzë të fortë. “Këtë e bën një arbitër që ka hedhur 100 mijë euro dhe fiton miliona në loto, se nuk ka shpjegim tjetër. Është me dashje 100%, pasi nuk ishte vetëm anulimi i golit. Këtë mund ta bëjë vetëm një arbitër që ka luajtur në loto dhe duhet t’i dalë ndeshja ashtu siç do ai”, theksoi drejtori bluzi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"