Mziu i vendos kushte Kamzës: Duam një vend në Europë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 11:59

Mziu i vendos kushte Kamzës: Duam një vend në Europë!

Gjatë takimit me kandidatin potencial për të marrë drejtimin eskuadrës së Kamzës, Pietro Vierkovud, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka bërë me dije edhe objektivat e sezonit të ardhshëm. “Duam një ekip që të synojë Europën, të paktën vendi i katërt në kampionat. Nëse nuk do të jetë e mundur kjo, atëherë të mos flasim për më tej. Për ta mbajtur skuadrën në Superiore, ne na mjafton edhe një ekip të rinjsh dhe nuk është e nevojshme të shpenzojmë më shumë.

Trajneri2

Kamza e ka synimin e qartë, duam Europën! Nga ana jonë garantojmë mbështetje maksimale në çdo drejtim. Për këtë do të bëjmë të gjitha përpjekjet. Nëse garantohet kjo, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ishin fjalët e Mziut. Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe presidenti Qarri.

Kamza, sezonin e kaluar, siguroi mbijetesën në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi fitoi me Partizanin, ndërkohë që trajneri Ahmataj u largua pas një takimi që kishte me drejtuesit, edhe pse arriti objektivin në vetëm pak javë që ishte në drejtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"