Myzeqarët pa presion, Çuko pretendon pikë ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 13:06

Myzeqarët pa presion, Çuko pretendon pikë ndaj Teutës

Lushnja do të ketë disa mungesa për ndeshjen me durrsakët. Mesfushori Alushi është i skualifikuar, ndërsa mbrojtësit Marku, Xhafa dhe mesfushori Erlind Koreshi nuk janë ende gati. Por, ajo që është më e rëndësishme te verdhejeshilët është dëmtimi i kapitenit Sefa një javë më parë.

Cuko

“Do të shikojmë gjendjen e Sefës deri në minutat e fundit. Ka dalë në stërvitje dhe do të flasim përsëri me Sefën. Pastaj, grupi tjetër përveç Alushit të skualifikuar dhe kontigjentit të të dëmtuarve janë gati. Ne jemi munduar gjithmonë gjatë gjithë kohës që t’u flasim futbollistëve.

Lushnja

T’i karikojmë për një lojë të bukur, për t’u kënaqur vetë dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Presioni është te kundërshtari, ndërsa ne nuk kemi se çfarë të humbasim. Jemi përgatitur në të gjitha ndeshjet për të marrë rezultat pozitiv. Kështu, kemi përgatitur edhe ndeshjen me Teutën”, ka thënë trajneri Dritan Çuko. Dje, skuadra ka mbyllur përgatitjet në kuadrin e ndeshjes me Teutën, duke e zhvilluar seancën e fundit stërvitore, në të njëjtin orar me përballjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"