Myler tallet para Bajern-Barça: Mane më thotë të mos ia pasoj topin Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 19:35

Myler tallet para Bajern-Barça: Mane më thotë të mos ia pasoj topin Levandovskit

Nëse Robert Levandovski ka shënuar me aq rregullsi në radhët e Bajern Mynih duke thyer rekord pas rekordi, merita ka qenë edhe e Tomas Myler dhe pasimeve të tij për polakun. Pasime të cilat mungojnë tani që polaku ka kaluar në radhët e Barcelonës.

myler leva

Fati e desh që Bajerni të ndeshej shpejt me katalanasit në Ligën e Kampioneve dhe Myler do të takohet përsëri me atë që ishte kthyer ndër njerëzit më të afërt në radhët e bavarezëve. “Mane ka disa ditë që më thotë duke qeshur që nuk duhet të mendoj që t’i pasoj topin Levandovskit”, e nisi konferencë e tij të sotme për shtyp Myler, para duelit me ish-shokun e skuadrës në Ligën e Kampioneve.

“Do të varet nga ne që të mos e lejojmë që të hyjë në lojë. Një gjë e tillë ndodh kur është në gjendje të marrë topin në zonë apo pranë saj. Do të përpiqemi ta evitojmë. Duhet edhe të rikuperojmë sa më shpejt topin kur e humbasim, që është një pasqyrë e identitetit të lojës tonë. Duhet të theksoj gjithashtu se barazimet tona të fundit ishin ndaj skuadrave më të përqendruara për t;u mbrojtur, një e dhënë për ata më optimistët.

Është e qartë që do të kalojë shumë kohë derisa ky sulmues shumë i madh t’i përkasë të kaluarës në këtë klub. Ndoshta nuk do të ndodhë kurrë. Por ne nuk na ndihmon një situatë e tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të. Nuk na tha arsyet pse largohej, çdo person vendos vetë dhe ne i mësuam gjërat pak nga pak në media. Por është normale, as unë nuk do të shkoja në dhomat e zhveshjeve duke përmendur emra klubesh”, shpjegoi Myler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"