Myler, në podiumin më të lartë të historisë së Bajernit. Gjermani lë pas ikonat bavareze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 9:55

Myler, në podiumin më të lartë të historisë së Bajernit. Gjermani lë pas ikonat bavareze

Tomas Myler mund të quhet që tani një legjendë e Bajernit të Mynihut, edhe pse fatmirësisht ende nuk i ka varur këpucët mbi gozhdë. Tani ai është pa dyshim një lojtar që ka lënë gjurmë edhe në futbollin gjerman. Të mërkurën bavarezët fituan finalen e Superkupës ndaj Borusias së Dortmundit. Ky ishte trofeu i 27-të i Mylerit në karrierën e tij 31-vjeçare. Kështu, ai mund të quhet zyrtarisht lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit gjerman.
Myler5

MYLER PARA KROSIT DHE SHVAINSHTAIGERIT
Myler ka fituar 9 herë Bundesligën, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, dy herë Champions-in dhe Superkupën e Europës, një herë Kupën e Botës për Klube. Në 2014 ai fitoi Kampionatin Botëror me Gjermaninë. Bastian Shvainshtaiger është pas tij me 26 tituj. Toni Kros, Manuel Nojer dhe Zherom Boteng janë në kuotën e 25 titujve. E veçanta te Myler qëndron në faktin se përveç Kupës së Botës me Gjermaninë, të gjithë trofetë e tjerë i ka fituar me Bajernin e Mynihut.

RRUGËTIMI NGA BERLINI
eYVDEKx

Titullin e parë Myler e festoi më 8 maj të 2010-ës në javën e 34-t. Atëherë Bajerni mundte Hertën në kryeqytet dhe fitonte titullin kampion. Për Mylerin ato që kanë gjithmonë rëndësi janë tri pikët. Me lojë të mirë apo të keqe, në fund rëndësi ka vetëm fitorja, por Tomas nuk është ende në ditët e tij të fundit si futbollist. Uria e tij është e madhe, ashtu si para 10 vitesh. Sezoni i fundit për të ishte i paharrueshëm, edhe pse tripletën 31-vjeçari e provoi edhe në 2013 nën drejtimin e Jup Hejnkesit. Sfidat që gjermani ka kaluar kanë qenë të mëdha, nga krisja me ish-trajnerin Niko Kovaç deri te largimi nga kombëtarja e Gjermanisë para dy vitesh. Por, këto nuk e demoralizuan lojtarin për të hyrë në librin e artë të historisë së futbollit gjerman. Myler do të ngelet gjithmonë një ikonë, një model për brezin e ri që kërkon të fitojë sa ai.

kupat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"