Myler nuk e bën dramë barazimin ndaj Unionit të Berlinit: Ishte 1 pikë e vlefshme, me PSG-në luajmë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 15:22

Myler nuk e bën dramë barazimin ndaj Unionit të Berlinit: Ishte 1 pikë e vlefshme, me PSG-në luajmë sezonin

Tomas Myler ishte optimist pas barazimit 1-1 ndaj Unionit në “Allianz Arena”. Mesfushori gjerman tha se skuadra duhet të jetojë me këtë pikë dhe të synojë të rikthehet te fitorja që nga sfida e Champions-it me Parisin.

Myler

“Luajtëm me një skuadër totalisht të ndryshuar. Djemtë e rinj bënë shumë mirë dhe për këtë duhen përgëzuar. Ndoshta gabuam në vendosje duke luajtur 20 metra larg portës. Ashtu siç e thashë, ishim një skuadër e sajuar. Union bëri gjithashtu një ndeshje të mirë dhe për këtë, duhet t’i përgëzojmë.

Më vjen keq që goli i barazimit erdhi pas një rivënieje anësore ku ne menduam se topi nuk kishte dalë plotësisht, por kjo tani i takon së shkuarës dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer prapa”, tha Myler. I pyetur nëse Bajerni rrezikonte titullin pas këtij barazimi në shtëpi, ai tha: “Jemi ende pesë pikë para Lajpcigut.

Sigurisht që nëse do të ngecim sërish, kampionati do të komplikohej shumë. Lajpcigu është duke bërë një kampionat të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"