Myler flirton me Lëvin për rikthimin: Fitoj tripletën, pastaj mendoj për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 18:37

Myler flirton me Lëvin për rikthimin: Fitoj tripletën, pastaj mendoj për Europianin

Tomas Myler dhe Gjermania. A mund të kemi një tjetër afrim mes sulmuesit të Bajernit dhe “Pancerave”? Nga pikëpamja e 30-vjeçarit, “po”! Nën drejtimin e Hansi Flikut, Myler është rikthyer sërish në formë me klubin e tij. Statistikat: 16 pjesëmarrje në gola në 14 ndeshje.Myler

Të shtunën, e gjeti përsëri rrugën e golit në fitoren 5-0 ndaj Shalkes (2-0). Rezultati? Vetëbesimi i tij është rikthyer në nivelet më të larta, aq sa ka nisur të flasë edhe për kampionatin europian. I pyetur në lidhje me pjesëmarrjen e tij të mundshme në Olimpiadën e Tokios këtë verë, Myler tha për televizionin “ZDF”: “Le të presim dhe shohim. Përpara janë kompeticione të tjera: Bundesliga, Liga e Kampioneve, Kupa dhe Europiani”.

Një deklaratë që i thotë të gjitha: Myler nuk e shikon veten në dispozicion të “Pancerave” vetëm në Lojërat e ardhshme Olimpike, por i frymëzuar nga paraqitjet e tij të fundit, ai flirton edhe me një rikthim me kombëtaren e parë në “Euro 2020”. Megjithatë, trajneri Joakim Lëv, i cili e përjashtoi atë nga përfaqësuesja pas Botërorit “Rusi 2018”, së bashku me Zherom Boatengun dhe Mats Humelsin, ka shfaqur sinjale zbutjeje të qëndrimit ndaj vendimit të tij të dy viteve më parë.

“Emri i Mylerit është në listën e antidopingut. Është një mundësi”, tha 59-vjeçari në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike. Në mënyrë që të marrin pjesë në Olimpiadë, të gjithë futbollistët kandidatë duhet të regjistrohen në agjencinë botërore të antidopingut VADA në një fazë të hershme. myler

Myler, i cili ka 100 prezenca me kombëtaren gjermane, luan një rol serioz në planet e trajnerit të U21 Shtefan Kunc, i cili ka të drejtë të thërrasë tre lojtarë mbi 23 vjeç në kombëtaren që do të përfaqësojë Gjermaninë në Olimpiadë.

Bajerni nuk do ta pengonte futbollistin që të shkonte në Tokio. Por, me një ftesë të papritur në Europian me kombëtaren e parë, Myler do ta braktiste mundësinë për të veshur fanellën e përfaqësueses në Japoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"