Myler: Fajin e kemi ne që nuk japim në fushë atë që duan tifozët, jo Ançeloti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 20:04

Myler: Fajin e kemi ne që nuk japim në fushë atë që duan tifozët, jo Ançeloti

Trajneri Italian, Karlo Ançeloti, pagoi çmimin e një starti jo të mirë në sezonin e ri të Bundesligës me skuadrën bavareze, duke u larguar nga pankina për t’ia lënë vendin legjendës së kësaj skuadre, Jup Hejnkes.

anceloti myler

Mirëpo, një prej lojtarëve, me të cilin ka patur probleme në muajt e fundit që ka kaluar në Mynih, ka folur gjatë ceremonisë së shpërndarjes së automjeteve të reja nga sponsori, “Audi” duke e shfajësuar ish-trajnerin bavarez për largimin e tij nga Bajerni. Tomas Myler, zëvendëstrajneri i skuadrës bavareze, edhe pse ka qenë i pakënaqur nga mënyra se si Anceloti stërviste skuadrën, nuk e ka bërë fajtor italianin për startin e dobët në Bundesligë.

Edhe pse ish-trajneri u pushua nga drejtimi i skuadrës bavareze, një ditë pas humbjes 3-0 ndaj francezëve të PSG-së, u përfol gjatë se ky largim ka ardhur si pasojë e pesë lojtarëve që Ançeloti i kish vënë kundër tij. Tanimë, Bajerni është pesë pikë prapa kryesuesve të tabelës, Dortmundit, por Tomas Myler nuk beson se ka qenë gabimi i Karlo Ançelotit, duke thënë:

“Pjesa më e madhe e kësaj situate problematike kanë qenë vetë lojtarët e skuadrës, të cilët hyjnë në fushë dhe nuk japin atë çka kërkojnë tifozët tanë. Duhet të bëhemi realistë mbi këtë çështje dhe jo të mendojmë se fajtori ishte Ançeloti.”

Me largimin e Ançelotit, në drejtimin e skuadrës është rikthyer pas katër vitesh, legjenda gjermane, Jup Hejnkes, me të cilin kampionët gjermanë kanë shënuar tripletën në vitin 2013. Megjithatë, sipas zëvendëskapitenit bavarez, Myler, rikthimi i Hejnkes s’do të thotë një përmirësim i menjëhershëm, ku shtoi se:

“Duhet të jemi të kujdesshëm me objektivat që i caktojmë vetes, në mënyrë që në fund mos zhgënjehemi me rezultatet. Edhe me rikthimin e Jup Hejnkes, s’do të thotë se do të luajmë futboll totalisht ndryshe. Do ketë edhe sfida ku do të na kritikojnë sërish.”

ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"