Myler dhe Nojer të zhgënjyer: Largimi i trajnerit Flik, i papritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 18:45

Myler dhe Nojer të zhgënjyer: Largimi i trajnerit Flik, i papritur

Tomas Myler dhe Manuel Nojer nuk e kanë pritur mirë lajmin për largimin e trajnerit të skuadrës pas sfidës me Volfsburgut. Edhe pse të dy lojtarët vlerësuan sinqeritetin e trajnerit të tyre, i cili pas sfidës të së shtunës tha se do të largohej në fund të sezonit. “Arsyet nuk janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Nojer.

Borussia Dortmund v Bayern München - DFL Supercup 2019

“Është një situatë shumë e trishtë pasi në një vit e gjysmë me Hansin kemi fituar gjithçka. Për ne lojtarët ishte shumë e rëndësishme mënyra se si trajneri na e tha në sy për largimin e tij. Ai është një njeri që gjithmonë të sheh në sy kur ka diçka për të thënë”, pohoi kapiteni bavarez. Edhe mesfushori i Bajernit, Tomas Myler, thuri elozhe për trajnerin e skuadrës së tij. Ishte pikërisht Flik, ai që riktheu Mylerin në nivele te larta duke i besuar atij një vend në formacionin e parë.

“Nuk na tha pse do të ikë dhe kjo pak rëndësi ka për ne. Hansi harxhoi shumë energji në këto 18 muaj me ne. Të jesh trajner i Bajerni duhet të kesh një lëkurë të hollë. Pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe presioni është gjithashtu shumë i lartë. Flik qëndroi gjithmonë pranë skuadrës në ditë të mira dhe të këqija. Ai na kërkoi që në ndeshjet e mbetura të vazhdonim të luanim me të njëjtin përkushtim për ta fituar titullin e radhës. Nuk ka diskutim që do ta bëjmë këtë gjë edhe për të. Ai meriton të largohet me trofe nga Bajernit”, tha Myler pas ndeshjes në Volfbsurg.

Ai dhe trajneri kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, pasi kanë punuar së bashku edhe në kombëtaren e Gjermanisë. Kjo e fundit pritet të jetë pikërisht edhe destinacioni i ardhshëm i trajnerit aktual të Bajernit, i cili mund të marrë vendin e Jokaim Lëvit.

Jogi do të largohet nga “Pancerat” pas përfundimit të kampionatit Europian në verë dhe vendin e tij pritet ta marrë pikërisht Flik. Gjëja më mirë në këtë mes për futbollin gjerman është pikërisht rikthimi i Flikut në kombëtaren gjermane. Të gjithë e shohin atë si trajnerin e duhur për ta rikthyer drejt suksesit skuadrën kombëtare gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"