Myler dhe Kros për rekord në aktivizime, por Mateus është shumë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 11:34

Myler dhe Kros për rekord në aktivizime, por Mateus është shumë larg

Tomas Myler barazon dy legjendat e Gjermanisë, Sep Majer dhe Karl Hainz Rumenige. Ai ka zhvilluar ndeshjen e 95-të me kombëtaren, po aq sa 2 të sipërpërmendurit. Kur mendon se Myler është vetëm 28 vjeç atëherë kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

myler

Ai madje është një nga futbollistët më me eksperiencë në kombëtaren e Lëv dhe ndiqet nga Toni Kros. Ky i fundit numëron 87 prezenca, duke kaluar një tjetër legjendë, Oliver Kahn.

toni kros

Myler dhe Kros kanë një rrugë të gjatë përpara, pasi ata nuk janë as në 10 më të aktivizuarit. Listën e kryeson Lotar Mateus duke e mbyllur me 150 ndeshje me përfaqësuesen gjermane. Gjermania barazoi 0-0 mbrëmjen e djeshme me Francën, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"