Myler bën fjalimin e lamtumirës nga kombëtarja: Kam vënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 22:40

Myler bën fjalimin e lamtumirës nga kombëtarja: Kam vënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje

Gjermania ka zhgënjyer përsëri në Botëror, duke dalë që në fazën në grupe të turneut, të cilin e kishte filluar me pretendime të mëdha. Një dështim që do të shoqërohet me pasoja dhe një e tillë është lamtumira e mundshme e Thomas Myler nga radhët e ekipit.

myler

Vetë sulmuesi, duke folur për “ARD” pas sfidës me Kosta Rikën, nuk e zyrtarizoi plotësisht, por bëri një fjalim që dukej shumë si ai i lamtumirës së tij.

“Është absolutisht një fatkeqësi! Nuk di nëse do të vazhdoj. Nëse kjo do të ishte ndeshja ime e fundit, atëherë do të doja të them disa fjalë për tifozët gjermanë të futbollit. Ishte një kënaqësi e madhe të dashur njerëz. Kemi kaluar momente të shkëlqyera. Jam përpjekur ta vë zemrën time në fushë në çdo ndeshje.

Gjithmonë kam dhënë më të mirën dhe nganjëherë kanë pasur lot gëzimi për shkak të veprimeve të mia. Ndonjëherë edhe dhimbjeje. Por edhe nëse nuk kam pasur sukses në të gjitha gjërat që kam bërë, i kam bërë me dashuri”, tha ai pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"