Myler anashkalon krizën: Kemi plane të mëdha përpara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 20:51

Myler anashkalon krizën: Kemi plane të mëdha përpara

“Plakushi” Myler ka dashur të qetësoje tifozët në deklaratën për shtyp pas asaj paraqitjeje zhgënjyese ndaj Frankfurtit, duke e anashkaluar situatën aktuale dhe hedhur fokusin rreth takimeve të ardhshme, me frazën “kemi plane të mëdha përpara”.

,nfm

“Nuk besoj se dikush do të thotë jam i lumtur pas barazimit të tretë radhazi, ndonëse nuk dua të harrojmë se jem ende kryesues, pavarësisht kësaj situate jo të qetë. Por kjo nuk më pengon të them me qetësinë më të madhe se fokusi ynë mbetet drejt përballjeve me peshë, aty ku Kupa dhe Liga e Kampioneve mbeten ende fronte pa zot. Gjëja që me vjen ndër mend aktualisht është sfida me Mainc, e vlefshme rreth Kupës së Gjermanisë. Kështu që ka shumë arsye se përse mos ta marrim me kaq negativitet përfundimin e rezultatit ndaj Eintrahtit”, tha kapiteni i Bajernit, i cili e mbajti këtë shirit çuditërisht në duelin me “Shqiponjat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"