Muzaka: Ky është sezoni më i mirë në karrierë, ndaj këtyre ekipeve fitohet kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 15:35

Muzaka: Ky është sezoni më i mirë në karrierë, ndaj këtyre ekipeve fitohet kampionati

Gjergji Muzaka, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”.

muzaka

Për ndeshjen?

Çdo ndeshje është e vështirë sepse kërkojmë vetëm trepikëshin, por edhe kushtet e fushës na e vështirësuan punën.

Sezoni me i mire në karrierë?

Jam i kënaqur me sezonin dhe besoj së është njëri nga më të mirët.

A ju trembin kundërshtarët për titullin kampion?

Vlerësojmë çdo kundërshtar, por ne më shumë i trembemi euforisë apo mos motivimit ndaj ndonjë kundërshtari të dobët sepse ndaj këtyre ekipeve fitohet kampionati.

Pse luani gjithmonë mire ne Lushnjë?

Unë i shërbej skuadrës dhe nuk ka rëndësi ku luajmë.

Momenti i kartonit të kuq të Spahos?

Duket ndryshe nga jashtë edhe ndryshe nga dinamika e lojës në fushë, sepse edhe një moment në fushë ndikon në mosbërjen e golit. Nuk e di më pas nëse portieri ishte lojtari i fundit, por kontakt kishte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"