Muzaka: Golin ia dedikoj gjithë ekipit, nuk jemi ndaluar asnjë ditë që nga qershori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 22:33

Muzaka: Golin ia dedikoj gjithë ekipit, nuk jemi ndaluar asnjë ditë që nga qershori

Vetëm dy minuta pasi u aktivizua, Gjergji Muzaka arriti të shënonte golin e qetësisë për Skënderbeun.

muzaka

“Gjithmonë ndeshjet e para janë delikate, pavarësisht se ndaj kujt ekipi luan në fushë. Unë dua të them se Flamurtari ka një ekip cilësor dhe kjo është e dukshme, por ishte një minus për ne që nuk kishim informacion për kundërshtarin. Ishim të suksesshëm në Europë, por me kampionatin janë dy gjëra të ndryshme.

Nëse për Europën ne e arritëm objektivin u kualifikuam për në grupe, në kampionat sot filloi rrugëtimi dhe objektivi ynë primar nuk diskutohet që do të jetë gjithmonë kampionati.

Golin ia dedikoj ekipit pasi kemi filluar që në qershor përgatitjet dhe nuk jemi ndalur asnjë ditë. Kemi një grup shumë të mirë dhe e rëndësishme shkojmë në harmoni brenda dhomave të zhveshjes. Kështu që u takon të gjithë shokëve të ekipit”, ka thënë Muzaka për “Panorama Sport”.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"