Muzaka: Goli, për të gjithë ata që besuan tek unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2016 | 19:56

Muzaka: Goli, për të gjithë ata që besuan tek unë

Gjergji Muzaka ia kushton golin e fitores me Korabin të gjithë atyre njerëzve që besuan dhe i qëndruan pranë gjatë periudhës së gjatë të riaftësimit nga dëmtimi në klavikul. Në intervistën për “SuperSport”-in pas ndeshjes, mesfushori megjithatë u shpreh më i lumtur për fitoren sesa për golin e tij.

Muzaka

Për ndeshjen

“Jam i kënaqur për fitoren, se për vete rehat kam qenë gjatë kësaj kohe. (qesh). Përtej shakave, jam shumë i kënaqur për këtë fitore që morëm sot. Kjo është një ndeshje tipike kampionati, përballë një kundërshtari jo direkt. Trepikëshi ka të njëjtën vlerë si ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë ashtu edhe ndaj ekipeve të tjera”.

Për Majkëll Peçin

“Më vjen mirë për të, sepse është një i ri që premton vërtet shumë dhe ka nevojë për mbështetje. Sot tregoi se është një alternativë e mirë për sulmin tonë dhe them se me rikthimin e të dëmtuarve, kjo Tiranë do të jetë akoma më e fortë”.

Tirana mund Korabin

Dedikimi

“Golin ua dedikoj të gjithë atyre që më kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë. Gjithashtu edhe djalit, i cili sot më bëri surprizë duke ardhur në stadium. Sigurisht që nuk e pa golin, pasi është i vogël. Nuk e prisja dhe më bëhet qejfi”.

Për dyshuesit

“Të them të drejtën, nuk e kam vrarë mendjen fare për zërat dyshues dhe kritikë rreth meje apo pagës sime. Kam qenë i qetë e i qeshur. Tani jam i lumtur që u riktheva pranë skuadrës dhe do të vazhdoj të jap më të mirën. Asgjë tjetër veç kësaj nuk më intereson”.

Për ndeshjen me Skënderbeun

“Kjo e sotmja ishte një ‘antipastë’ për ndeshjen e së dielës me Skënderbeun, por edhe për t’ia bërë më të bukur fundjavën Gentit (Muçës), i cili do ta djegë shaminë e beqarit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"