Muzaka është i prerë, nuk pranon “këste” për borxhin 107 milionësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 22:45

Muzaka është i prerë, nuk pranon “këste” për borxhin 107 milionësh

Tirana pritet që t’i japë zgjidhje çështjes “Muzaka”. Afati dyjavor po shkon drejt fundit, megjithatë drejtuesit paralajmëruan se historia do të mbyllet me sukses. Por, problemi tashmë qëndron tek ish-lojtari. Mesfushori nuk ka në plan që të bëjë prapakthehu. Burime pranë tij konfirmojmë se nuk e mendon që të pranojë pagesë me këste për borxhin 107 milionë lekësh (të vjetër).

Halili-Muzaka

Ai do zgjidhje të menjëhershme, ndaj edhe në njëlloj forme i ka bërë “bllokadë” ndonjë përpjekje që kanë bërë palë të treta për akord. “Ultimatumi” i radhës i dhënë nga Disiplina skadon më 22 maj, pra të martën. Në rast se nuk ekzekutohet sërish vendimi, atëherë FSHF do u heqë edhe 3 pikë të tjera

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"