Musterdanagiç vesh kuqezi talentin shqiptar të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 9:15

Musterdanagiç vesh kuqezi talentin shqiptar të Interit

Në sajë të provave të programuara në Shqipëri mes së hënës (5 mars) dhe të premtes (9 mars), trajneri i Shqipërisë U-16 (grupin që furnizon Shqipërinë U-17), Xhemal Mustedanagiç dhe zëvendësi i tij Elvin Beqiri, kanë grumbulluar Elio Zallin, mbrojtësin shqiptar me vitlindje 2003, të grupmoshave të Interit (ku trajner është Gabriele Bonaçina).

Zalli

Për 14-vjeçarin zikaltër, i cili aktivizohet nga Bonaçina, pavarësisht se në moshë më të vogël se shokët e skuadrës (që variojnë nga 15 deri në 16 vjeç) kjo është thirrja e dytë që merr nga tekniku boshnjak i shpresave të Kombëtares, pas asaj të vitit të kaluar me rastin e “Aegean Cup 2017”, në edicionin e 18-të të turneut ndërkombëtar të “shpresave”, ku fitues u shpall Greqia U-16, pasi mposhti në finale Turqinë (për të dytin vit radhazi).

images

Trajner i “shqiponjave” U-16 në atë periudhë ishte ish-bomberi i përfaqësueses, Alban Bushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"