Mustedanagiç: Meritonim më shumë ndaj Kroacisë, do e provojmë ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 10:56

Mustedanagiç: Meritonim më shumë ndaj Kroacisë, do e provojmë ndaj Spanjës

Trajneri i Kombëtares shqiptare pati deklaruar se Shqipëria ka mundësitë që të ndalë Kroacinë, mirëpo për fat të keq, një episod që shkaktoi 11-metërsh, bëri që kuqezinjtë të dilnin nga fusha me humbje. Në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes, trajneri Mustedanagiç është shprehur se Shqipëria ka qenë e pafat, pasi meritonte që të paktën të merrte një pikë në këtë 80-minutësh.

mustedanagic

“I qëndroj deklaratës, që Kroacia ka lojtarë shumë të fortë dhe shumë të mirë, siç e kam thënë edhe në konferencën për shtyp. Gjatë fjalës sime ftova publikun në stadium, duke thënë se nuk do t’i zhgënjejmë, dhe mendoj se nuk i kemi zhgënjyer. Shqipëria ka gjithmonë e më shumë lojtarë të mirë dhe në të ardhmen pritet që të ketë të tjerë elemente cilësorë”, tha fillimisht Mustedanagiç.

SPANJA

Trajneri ka besim se ndaj Kroacisë dhe Spanjës mund të merrnim pikë, mirëpo në sfidën e parë nuk u arrit diçka e tillë.

“Ne do mundohemi të marrim pikë në njërën prej tyre. Mendoj se merituam më shumë se humbja dhe të paktën barazim. Mirëpo, kjo ndeshje kaloi dhe tashmë do të provojmë kundër Spanjës. Do të ketë ndërrime dhe ndryshime në formacion.

Fillimisht të rikuperohemi dhe më pas të vendosim strategjinë me të cilën do mundohemi që t’i përballojmë. Duke parë që kemi shumë lojtarë nën 17 vjeç, në vitin e ardhshëm kam besim që do të kemi skuadër edhe më të mirë”, deklaroi trajneri i Kombëtares U-17.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"