Mustedanagiç: Kombëtarja do jetë ndër më të mirat në botë, talentet nuk na shohin më si zgjedhje të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2017 | 11:46

Mustedanagiç: Kombëtarja do jetë ndër më të mirat në botë, talentet nuk na shohin më si zgjedhje të dytë

Bushi dhe Mustedanagiç kanë folur sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për fëmijët e moshave që ata drejtojnë. Ja disa fraza të shkëputura nga deklarata e trajnerit të Kombëtares U-17, Xhemal Mustedanagiç.

mustedanagic

“Mjafton që të nxjerrim nga një lojtar në vit që të shkojë të kombëtarja A dhe atëherë ky do ishte sukses, ndërsa dy lojtarë do ishte fantastike. Ka shumë lojtarë të talentuar në vend dhe përditë po dalin edhe më shumë. Mund të përmend rastet e Strakoshës, Cekicit, etj, por të tillë do të ketë edhe në të ardhmen.”

Shqipëria do te eci me hapa të shpejtë dhe besoj se për 4-5 vjet do te jetë në 20 kombëtaret më të mira në botë, sepse shikoj që ka talente, siç i përmenda më sipër dhe me çfarë kam parë.”

“Dua të them që gjerat kanë filluar të ndryshojnë dhe ata që vijnë nga Italia, Greqia dhe Zvicra nuk e shohin me kombëtaren si mundësi e dytë por si zgjedhje të parë.”

“Kemi përditë diference më të vogël të lojtarëve që lozin jashtë dhe atyre që luajnë brenda. Ka edhe një përmirësim të infrastrukturës në vend. Ka të bëjë edhe edukimi i trajnerëve dhe puna e madhe që kanë bërë ata.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"