Mustedanagiç: Bare më i mirë se Modriç, Skënderbeun mund ta thyej vetëm ana psikologjike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2017 | 12:29

Mustedanagiç: Bare më i mirë se Modriç, Skënderbeun mund ta thyej vetëm ana psikologjike

Trajneri kroat i Kombëtares U-17 Xhemal Mustedanagiç ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp me rastin e turneut miqësor që do të zhvillohet në Kazakistan.

Mustedanagic

Veç të tjerave 62-vjeçari ka vlerësuar maksimalisht talentin fierak Keidi Bare duke e vlerësuar më shumë edhe se mesfushorin e Realit Luka Modric. Mustedanagiç ka folur gjithashtu edhe për sfidën e sotme mes Skënderbeu dhe Dinamos se Zagrebit duke qënë se është edhe njohës i mirë i skuadrës kroate.

Bare

Për Keidi Baren

“E kam thënë edhe më përpara që kam trajnuar edhe Baren edhe Modriçin. Në atë moshë që i kam trajnuar, unë e kam thënë dhe e them që Bare është më i mirë se Modriç. Bare e ka treguar veten kush është sepse nuk është e lehtë të shkosh dhe të luash në ekipin më të mirë të Europës. Kjo është një ditë e madhe për të, gjithashtu edhe për futbollin shqiptarë është një reklamë shumë e mirë. Edhe për mua ka qënë një ndjese mjaft pozitive për nivelin që ai ka arritur.”

Skenderbeu

Për sfidën e sotme, Skënderbeu – Dinamo Zagreb

“Shanset janë 50 me 50. Skënderbeu bashke me drejtuesit kanë bërë një ekip për tu pasur respekt. Ka një kohë të gjatë që janë bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. E njohin mirë njëri tjetrin dhe tekat e gjithsecilit. Lidhen edhe pa u parë. Unë mendoj që vetëm ana psikologjike mund ta thyej Skënderbeun. Dinamo ka eksperiencë në Europë. Do të bëj tifoz për Dinamon e Zagrebit, sepse kam qënë që në moshën 18 vjeçare te ai klub. Në qoftë se Dinamo Zagrebit do kalojë në grupe mund të vini në Zagreb të jeni miqtë e mi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"