Mustafaj: Jam në kulmin e karrierës, ka ardhur koha që të lë luaj në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 16:32

Mustafaj: Jam në kulmin e karrierës, ka ardhur koha që të lë luaj në Kategorinë Superiore

Sulmuesi i skuadrës peqinase, Erjon Mustafaji, në një prononcim për “Panorama Sport”, pohon se sezoni që përfundoi nuk ishte ndër më të mirët në karrierën e tij, megjithatë ai e konsideron atë pozitiv.

Shkumbini gooool me Mustafajn

“Mendoj se ka ardhur koha që unë të jem sërish pjesë e ndonjë prej skuadrave të Superiores për vetë faktin se jam në kulmin e karrierës, por gjithashtu kam shumë vite eksperiencë.

Shkumbini

Natyrisht që më pëlqen ideja e një projekti ambicioz që Shkumbini të mund të rikthehet në elitë, por nëse do të ketë neglizhencë në këtë aspekt do të vlerësoj të gjitha ofertat në adresën time. Dua të shfaq vlerat e mia më të mira dhe këtë dua ta bëj në një prej ekipeve më të mira në vend”, tha sulmuesi.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"