Musta: Më pëlqen më shumë të luaj mbrojtës i majtë, për momentin nuk mendoj për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 18:49

Musta: Më pëlqen më shumë të luaj mbrojtës i majtë, për momentin nuk mendoj për Kombëtaren

Musta, autori i golit të parë të Flamurtarit ka folur pas ndeshjes për mikrofonin e “SuperSport”. Musta u shpreh se ndihet më mirë kur luan si mbrojtës i majtë por do të luajë ku ta vendosë trajneri. Ndërsa kur u pyet për një grumbullim të mundshëm në Kombëtare në të ardhmen ai tha se për momentin mendon vetëm për Flamurtarin.

20171209-184228-24472692

Më i lumtur për golin apo për fitoren?

Jam i lumtur normalisht për golin por edhe për ndeshjen sepse na duhej fitorja që të arrijmë objektivat tona dhe të jemi sa më lart në renditje.

Në cilin pozicion ndihesh më mire te Flamurtari?

Me mire ndihem si mbrojtës i majtë por nëse trajneri vendo të luaj në pozicione të tjera do jap kontributin tim.

A ke objektiv golash personal?

Çdo lojtar ka kënaqësi të shënojë gol, por mua më pëlqen më shumë të luaj si mbrojtës i majtë  sepse kontribuoj më shumë për ekipin me krosime, por edhe kur shënoj më pëlqen.

E sheh veten si mbrojtës të majtë të Kombëtares në të ardhmen?

Kombëtarja është një ëndërr për këdo futbollist por për momentin mendoj vetëm për Flamurtarin. Në qoftë se një dite do vije mundësia atëherë do jem shumë i lumtur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"