Musta: Arbitri ishte skandaloz, po bëjnë autoshkollën me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 9:46

Musta: Arbitri ishte skandaloz, po bëjnë autoshkollën me ne

Emiljano Musta u shfaq shumë i irrituar pas ndeshjes së djeshme. Mesfushori i Teutës la ekipin me 10 lojtarë pas asaj përplasjeje me Gavazajn në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, Musta është i bindur se nuk e meritonte të kuqin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, elbasanasi akuzoi gjyqtarin Xhaja.

musta

“Arbitri ishte skandaloz me atë karton të kuq. Këta e kanë bërë Durrësin si autoshkollë, ku vijnë e bëjnë praktikën arbitra dhe bëjnë gabime amatoreske. Nuk arrij ta kuptoj pse e dha direkt të kuq, kur isha unë ai që u godita fillimisht nga kundërshtarin. Më vjen keq që trajtohemi kështu nga arbitra që gabojnë qëllimisht. Kundërshtari më tërhoqi mua dhe ai duhej të ndëshkohej, por jo të dilja unë me të kuq. Ishte një gjykim amatoresk për rastin tim, më vjen shumë keq që lashë skuadrën me 10 lojtarë. Por, jam i bindur se nuk e meritoja të kuqin”, deklaroi Musta.

Teuta-Skenderbeu

Tashmë mesfushori do të jetë një mungesë e garantuar e Teutës në transfertën e vështirë të Gjirokastrës, ku durrsakët luajnë të hënën. Ky takim mund të jetë vendimtar për fatet e Teutës, edhe pse në ndeshjen tjetër durrsakët presin Vllazninë në “Niko Dovana”. Në tri ndeshjet e mbetura, Teuta do të kërkojë të marrë të paktën 4 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"