Musolli një muaj jashtë, kapiteni Shameti në dyshim ndaj Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 9:54

Musolli një muaj jashtë, kapiteni Shameti në dyshim ndaj Kamzës

Kukësi vjen me problematika të theksuara sa u përket dëmtimeve para ndeshjes me Kamzën. Besar Musolli është mungesa e madhe e trajnerit Cungu, por pas rezonancës magnetike qetëson ekipin. Futbollisti ka një problem të vogël. Me të gjitha gjasat, mesfushori do të mungojë rreth një muaj, duke shpëtuar ekipin nga një mungesë e madhe. Me një llogari të thjeshtë, Musolli do të mungojë tri ndeshje dhe më pas do të kthehet në fushën e lojës.

musolli kukesi

Përveç Musollit, Rrumbullaku e Shameti janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kamzës. Kapiteni ka akoma dhimbje në këmbë, pasi ka një zgjatje muskulore. Mjekët do të vendosin momentet e fundit, nëse ai do luajë apo jo në ndeshjen e radhës. Kapiteni ka hyrë të zhvillojë stërvitje me ekipin, por rrezikshmëria për një dëmtim të rëndë të mëtejshëm, nëse luan, është reale.

ylli shameti

Gjithashtu dhe Rrumbullaku ka nisur përgatitjet në fushë, por as mbrojtësit të majtë akoma nuk i është mbyllur plotësisht fraktura në gju dhe aktivizimi i tij që nga fillimi do të jetë shumë i vështirë. Mbase, trajneri Cungu i jep disa minuta nëse ai ndjehet mirë. Gjithsesi, për të gjithë rastet e infermierisë do të pritet deri në momentin e fundit, për t’u marrë një vendim përfundimtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"