Musolli: Kjo skuadër ka dallim nga ajo që fitoi titullin, Cungu më ka mësuar hapat e para në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 16:35

Musolli: Kjo skuadër ka dallim nga ajo që fitoi titullin, Cungu më ka mësuar hapat e para në Superiore

Bledar Musolli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Cungu ku foli për përballjen ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Mesfushori kosovar ka treguar se Kukësi do të hyjë në fushë vetëm për fitore. Nuk munguan as elozhet për trajnerin Cungu, i cili ka qenë në stolin e verilindorëve kur Musolli mbërriti nga kampionati kosovar.

Musolli

“Kur kam ardhur për herë të parë këtu kam patur trajnerin Armando Cungu. Ai më ka mësuar hapat e parë në kampionatin shqiptar. Tashmë, pas 5 apo 6 vitesh e gjej sërish. U ndjeva shumë mirë, pasi e njoh si person dhe jam i lutmtur që po punojmë sërish bashk.

Kërkesa e presidentit është edhe loja e bukur, por çdo trajner ka idetë e veta. Tri javët e fundit nuk ka munguar loja e bukur, sidomos në ndeshjen e fundit me Tiranën. Kemi 15-16 lojtarë të rinj dhe ishte e vështirë, por çdo ditë po vjen fytyra e re e ekipit.

Gjatë merkatos kishim 15-16 lojtarë të rinj dhe fillimi ishte i vështirë. Nga java në javë po lidhemi më shumë dhe po vjen fytyra e re e Kukësit. Skuadra ka dallim nga ajo që fitoi titullin, pasi tani jemi një ekip i ri, ndërsa atëherë ishte me emra të njohur.

Problem mund të jetë në disa ndeshje, por me kalimin e kohës rregullohen të gjitha. Secili që luan, është shoku ynë. Çdo lojtar që mungon, i ndihet mungesa e sidomos Rexhinaldo, por kemi lojtarë të tjerë.

Janë rikthyer Shkodra dhe Ethemi dhe po presim të vijnë dhe Shameti e Rrumbullaku. Teuta ka treguar se është ekip që ka vlera. E kemi parë ekipin këto kohë, por ne do të ikim të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"