Musolli: Erdhëm këtu për lojë sulmuese, Laçi nuk na rrezikoi fare. Ja çfarë ndodhi me Shtubinën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 16:25

Musolli: Erdhëm këtu për lojë sulmuese, Laçi nuk na rrezikoi fare. Ja çfarë ndodhi me Shtubinën…

Lojtari i  Kukësit, Besart Musolli, u shpall lojtari i ndeshjes në sfidën Laçi-Kukësi.  Ai foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”.

musolli

A do firmosnit për 0-0 para takimit?

Ne erdhëm që të zhvillonim një lojë sulmuese dhe kishim synim që të shënonim, por edhe me këtë rezultat jemi të kënaqur sepse kemi edhe një ndeshje në Kukës.

Episodi me Shtubinën…

Më Shtubinën ishte një moment keqkuptimi sepse kemi qene edhe shok skuadre, por gjërat u keqkuptuan.

Kpse nuk tentuat ta fitonit ndeshje?

Erdhëm këtu për një lojë sulmuese dhe kishim raste që mund të bënim edhe më mirë. Ndërsa, ne nuk besoj se u rrezikua ndonjëherë nga Laçi.

A ju tërheq më shumë kampionati?

Ne kemi objektiv që ti arrijmë të dyja. 6 pikë nuk janë shumë, sepse ne kemi kalendar më të vështirë

A u ndje mungesa e Bakajt sot?

Kemi humbur shumë me mungesën e Bakajt, por dihet që është e vështirë pa të, pasi dihen cilsitë e Bakajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"