Musolli: Dua të bëhem Toti i Kukësit, sot kam marrë shumë kritika për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 16:30

Musolli: Dua të bëhem Toti i Kukësit, sot kam marrë shumë kritika për…

Lojtari i ndeshjes në Kukësi-Vllaznia ishte Besart Musolli. Ai foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”.

musolli

Ca ndjesie është të jesh që nga fillimi i Kukësit të Superiores dhe të shënosh sot në ndeshjen e 200-të?

E kam thënë që është ndjesi e veçantë. Janë shumë ndeshje. Ndeshjen e 200-të e bëra këtu dhe shënova pikërisht këtu golin e parë në Superiore.

Kartoni i verdhë?

Mora shumë kritika, por ishte e çastit dhe ndodhi nga emocionet.

Festimi me Hallaçin?

Nuk kishte ndonjë festim të veçante. Thjesht ashtu ndodhi jo sepse i kalova rekordin me 200 ndeshje.

Si është të dëgjosh Gjokën që u vodh sot?

Nuk di çfarë të the për këtë. Skam mendim.

A pretendon të behësh Toti i Kukësit?

Deri tani gjerat janë duke shkuar mirë. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë në klub. Shpresoj të bëhem Toti i Kukësit.

Si ndihesh më afër sulmit?

Jam i lumtur që trajneri më dha më shumë liri që të luftoj pak më sipër.

E mendoni të vështirë vendin e dyte?

Duke parë si po vete kampionati e ndjejmë atë presionin, por shpresojmë që të bëjmë ndeshje të mira dhe ta sigurojmë sa më shpejt vendin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"