Muskuj e fantazi, ja formacioni i Shqipërisë me Pajtim Kasamin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2021 | 12:24

Muskuj e fantazi, ja formacioni i Shqipërisë me Pajtim Kasamin

Shqipëria ka një mbrojtje fantastike, duke përfshirë edhe dy portierët Berisha e Strakosha, që të gjithë së bashku bëjnë një “Itali të vogël” në Kombëtare.

Pajtim-Kasami

Eksperiencë e shtuar, formë fantastike së fundmi me në krye Gjimshitin që ka fituar një rritje të jashtëzakonshëm, prapavija e Shqipërisë është e garantuar edhe për shumë vite me pretendime maksimale. Mirëpo, një nga pikat nevralgjike të Kombëtares mbetet mesfusha, ose ndoshta edhe mungesa e një organizatori. Një mesfushori i aftë me topin në këmbë që të mund t’i sjellë edhe më tepër fantazi Shqipërisë, por edhe më tepër vertikalizime.

Fillimisht, për këtë rol tipik është zgjedhur Nedim Bajrami, talenti i Empolit. Por, duke parë vështirësitë për lejekalimin e tij, Kasami mund të ishte një profil I përshtatshëm për këtë punë. Nëse 28-vjeçari do të merrte lejekalimin nga FIFA, atëherë do të ishte lojtari që i jep mundësinë Rejës të ndryshojë modulin në 3-4-1-2.

Sulmi është një çështje më vete për aspektin pozitiv, pasi zgjedhjet janë me bollëk. Cikalleshi, Manaj, Uzuni dhe Broja garantojnë formë aktuale dhe për vazhdimësinë.

KOM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"