Muskuj dhe gola, Vidal një “thesar” për Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 23:44

Muskuj dhe gola, Vidal një “thesar” për Konten

Antonio Konte po pret nga dita në ditë Arturo Vidalin. E kërkonte që në janar. Gjatë javës së fundit, zbarkimi i tij në Milano ka qenë gjithmonë e më pranë, por asnjëherë real. Tani është momenti: kiliani pritet në Milano. Çfarë mungon? Asgjë përtej disa kalimeve burokratike, dokumenti për t’u depozituar, e më pas udhëtimi dhe vizitat mjekësore për t’u caktuar. Ndërkohë dje u stërvit me Barçën.

vidal-2-scaled-e1598461101639

MBRET I TREFISHTË – Nga aeroplani do të zbresë një “mbret” Arturo është i tillë me pseudonim, por edhe për impakt mediatik dhe teknik. Jeta e tij jashtë fushe ka qenë gjithmonë e zhurmshme, siç u shkon eksponentëve rebelë të “familjeve mbretërore”. Origjina e tij është e kundërta e fisnikes dhe kjo i shton urinë në terrenin e lojës. Vitet janë 33, por nuk ka statistika të tjera që shënojnë rënien e impaktit të tij në fushë.

Për marketing dhe imazh shifrat vazhdojnë të rriten. Në “Instagram” një postim i tij ka një publik potencial prej 13,6 milionë ndjekësish, më shumë se dyfishin e Interit (5,6) dhe të Romelu Lukakut (6,2). Transferimi i Vidalit në Milano do të nënkuptojë veshjen zikaltër të gjysmës së Kilit, që i është besnik nga dy Kupat e Amerikës të fituara. Me siguri nuk është kjo arsyeja se përse do të ndodhet së shpejti në “Appiano”.

arturo-vidal-inter-milan

DOPIOREKORDE – Raporti i tij me Konten është i eksploruar, por dëshmia e parë vjen nga numrat. Shifrat e tij në çdo statistikë nuk kanë qenë asnjëherë të barabarta me ato të tre titujve të parë me bardhezinjtë. Në atë kontekst, brenda skemës 3-5-2 dhe në ato 10.229 minuta të luajtura nën urdhrat e Kontes, Vidal përfaqësoi mesfushorin e vërtetë modern, vendimtar në të dyja fazat: me një numër dyluftimesh dhe duelesh superior ndaj mesatares, pa harruar golat falë të cilëve konsiderohej një sulmues i vërtetë i shtuar (7, 10 dhe 11 golat në ato kampionate).

Gjithçka nuk u zhduk me lamtumirën e Kontes nga Juventusi dhe me kalimet në Mynih dhe Barcelonë. Por, skema 3-5-2, stili i lojës i imponuar nga trajneri dhe sintonia “mendore” mes të dyve i ekzaltojnë karakteristikat.

de-vrij-vidal-barca

ÇFARË SJELL – Rikuperimet në rrëshqitje dhe ato “akrobatike” mbeten manovrat e preferuara, por inkursionet në zonë dhe efikasiteti në konkluzion janë fytyra tjetër e së njëjtës medalje. Eksperiencat me Gjermaninë dhe Spanjën e kanë specializuar më tej:

Guardiola e përdorte më të tërhequr, në mbrojtje të prapavijës, ndërsa te Barça, veçanërisht kur mungonte Suarez, duhet të shfrytëzonte hapësirat që hapeshin në zonën kundërshtare, duke vepruar thuajse si sulmues i fshehur, por duke mbetur i pari nga skuadra për presing (26 tentativa çdo 90 minuta). Efikasiteti i tij realizues është rritur: në njëfarë pike të sezonit kishte shënuar 5 gola me 5 goditje, në fund golat do të ishin 8 pavarësisht një minutazhi të limituar. Tek Interi i ri Vidal do të luftojë për të mbrojtur, por do të jetë i rëndësishëm edhe në sulm. Pritja mund të rezultojë vendimtare.

Përgatiti: LEDIO NASE  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"