Musiala firmos deri në 2026-ën, Salihamixhiç: E ardhmja jonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 21:47

Musiala firmos deri në 2026-ën, Salihamixhiç: E ardhmja jonë…

Bajerni i Mynihut ka arritur të rinovojë me talentin 18-vjeçar, Jamal Musiala. Lojtari firmosi një kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë pjesë e Bajernit deri në qershor të 2026-ës. Vetë lojtari u shpreh se ishte i lumtur që kishte zgjedhur bavarezët duke pranuar se ata luajtën një rol të rëndësishëm në faktin që lojtari zgjodhi të luajë për kombëtaren e Gjermanisë dhe jo atë të Anglisë.

02_Musiala_050321

“Jam shumë i lumtur që arrita të nënshkruajë kontratën time të parë si profesionist me skuadrën e Bajernit. Ndihem shumë mirë në këtë klub dhe me këtë skuadër. Luaj me lojtarët më të mirë në botë dhe stërvitem përditë me ta. Hansi Flik, Hasan Salihamixhiç dhe Marko Nepe kanë besuar tek unë që nga dita e parë dhe më kanë dhënë një mundësi të artë për ta treguar veten në një prej klubeve më të mëdha në botë. Këtë besim dua t’ia shpërblej në këto vite që do të jem pjesë e Bajernit.

Do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë dhe shpresoj që të fitojë sa më shumë tituj këtu në Mynih. Është e vërtetë që Bajerni luajti një rol të madh edhe në zgjedhjen time për kombëtaren”, tha Musiala.

SALIHAMIXHIÇ

Drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç ishte personi që bëri të mundur rinovmimin me 18-vjeçarin, i cili është një nga lojtarët më premtues në Gjermani dhe jo vetëm. “Jemi shumë të lumtur që Jamal vendosi të vazhdonte karrierën e tij këtu, edhe pse është vetëm në hapat e parë.

MUSIALA

Ai u përshtat menjëherë me skuadrën dhe kjo falë talentit të tij. Musiala është një djalosh i cili nuk kënaqet me pak dhe kërkon gjithmonë të mësojë, punon fort dhe gjithmonë është i hapur për kritika. Këto janë cilësi, të cilat të ndihmojnë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë. E ardhmja i përket atij”, tha Brazo për faqen zyrtare të klubit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"