Muriqi thirrje për Fenerbahçen: E dashuroj Stambollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 18:14

Muriqi thirrje për Fenerbahçen: E dashuroj Stambollin

Sulmuesi i Lacios, Vedat Muriqi, është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Sarrit. Sulmuesi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bashkuar sërish me skuadrën e Fenerbahçes, ekip që kosovari preku majat.

SS Lazio v Parma Calcio 1913 - Serie A Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Parma Calcio 1913 at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 12 May 2021. Roma Roma Italy maffia-sslaziov210512_np8h0 PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xGiuseppexMaffiax

 

Para disa ditësh, Muriqi, ishte i ftuar në një emision në Turqi për “Kanal D”. “Ne jemi shumë të lumtur të jemi në këtë qytet të mrekullueshëm. Si familje, ne e donim dhe e duam atë. Ne mundohemi të vijmë këtu kur unë kam një ose dy ditë pushim” u shpreh lojtari në intervistë.

Gjithashtu dhe bashkëshortja e Muriqit, Edibe, nuk ndihet e lumtur në kryeqytetin italian. “Unë nuk kam qenë kurrë e lumtur në Romë. Do të doja të kthehesha në Stamboll dhe të lexoja mendjen e presidentit të Fenerbahçes” deklaroi ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"