Muriqi prezantohet te Lacio, Tare nuk i kursen elozhet: Kompleton repartin e sulmit, e kishim të vështirë ta afronim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 17:44

Muriqi prezantohet te Lacio, Tare nuk i kursen elozhet: Kompleton repartin e sulmit, e kishim të vështirë ta afronim

Sot ishte dita e prezantimit të Vedat Muriqit me klubin e Lacios. Në prezantimin e gjigantit kosovar ishte dhe drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare i cili tregon vështirësinë e kësaj tratative, por nuk i kurseu as elozhet për sulmuesin 26-vjeçar.

tare muriqi

“Tratativa për të sjellë Muriqin në Romë ishte një kohë tepër e gjatë dhe e vështirë, por jemi të lumtur që e përfunduam me sukses këtë transferim.

Muriqi kompleton të gjithë repartin e sulmit sepse është tepër i fortë, dhe i është bashkuar një grupi lojtarësh që kanë kontribuar për të sjellë skuadrën në këtë nivel. Këtë sezon do të luajmë çdo tri ditë, për këtë arsye ai do të na japi një shtysë të madhe për të arritur synimet tona”, përfundon fjalimin e tij, Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"