Muriqi po shkëlqen me fanellen e Fenerbahçes, klubi italian e dëshiron si bombër të ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 23:37

Muriqi po shkëlqen me fanellen e Fenerbahçes, klubi italian e dëshiron si bombër të ekipit

Skuadra e Napolit është futur në garë për të marrë shërbimet e kosovarit, Vedat Muriqi në merkaton e verës, me polakun Milik gjithnjë e më larg “San Paolos”.

vedati

Muriqi po shkëlqente me skuadrën e tij Fenerbahçen në Superligën Turke, ku realizoi 13 gola deri në pezullimin e futbollit për shkak të koronavirusit, gjë e cila ka bërë që ai të marrë vëmendjen e shumë ekipeve të rëndësishme europiane.

Muriqi

Më saktë, klubi i Napolit do t’i bashkohet listës që përbëhet nga Totenhemi, Mançester Junajtid, Leiçesterit dhe Eintracht Frankfurtit, si dhe skuadrave rivale në Serinë A që kanë shfaqur interes si Lacio dhe Juventus.

auto_Vedat_Muriqi1560589717

Vlera e kartonit të 25 vjeçarit kosovar është rreth 20 milionë euro, por në rast të shitjes së polakut Milik, i cili me shumë mundësi nuk do të rinovojë kontratën që i përfundon në vitin 2021, kjo shumë nuk do të përbënte problem për ta.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"