Muriqi në vend të Kejnit, Murinjo bën gati ofertën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 10:46

Muriqi në vend të Kejnit, Murinjo bën gati ofertën

Totenhemi po përgatitet për të bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi, sipas gazetës turke “Aksham”.

mURIQI5

Zhoze Murinjo nuk ka një alternativë për të zëvendësuar Herri Kejnin e dëmtuar të paktën deri në prill dhe i ka hedhur sytë nga sulmuesi i kombëtares së Kosovës. “Spërsat” shfaqën interes për 25- vjeçarin edhe në fillim të janarit, por sipas informacioneve në Turqi, londinezët po përgatisin një ofertë të dytë.

Fenerbahçe kërkon më shumë se 20 milionë paund për ta lënë të lirë sulmuesin, i cili ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, pasi u transferua nga Rizespori në korrik të vitit të shkuar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"