Muriqi jashtë planeve, Elseid Hysaj drejt Lacios/ Sarri mbërrin në kryeqytet, pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2021 | 22:54

Muriqi jashtë planeve, Elseid Hysaj drejt Lacios/ Sarri mbërrin në kryeqytet, pritet vetëm zyrtarizimi

Bisedimet mes presidentit Klaudio Lotito dhe teknikut italian Mauricio Sarri janë drejt përfundimit. 62-vjeçari e sheh veten shumë pranë Lacios.

Juventus' Italian coach Maurizio Sarri reacts during the Supercoppa Italiana final football match between Juventus and Lazio at the King Saud University Stadium in the Saudi capital Riyadh on December 22, 2019. (Photo by GIUSEPPE CACACE / AFP) (Photo by GIUSEPPE CACACE/AFP via Getty Images)

Sipas mediave italiane, mes presidentit të Lacios dhe ish-trajnerit të Juventusit është planifikuar një takim, pasi ai pasditen e sotme ka mbërritur në Romë.

Lotito kërkon të bindë 62-vjeçarin që të marrë drejtimin e kryeqytetasve në mënyrë që të vijojë konkurrimin me rivalët e përjetshëm të Romës që afruan në stol këtë verë, Zhoze Murinjon.

Në këtë takim pritet të bihet dakord lidhur me pagën e lartë të Sarrit, i cili kërkon 4 milionë euro, ndërsa mund të gjendet një kompromis për 3 milionë plus bonuset.

Klubi kryeqytetas po kalon një situatë të vështirë ekonomike edhe pas marrëveshje me Sarri, i cili në nuk do të preferonte të ri-propozonte një formacion 3-5-2, bordi duhet të mendojë edhe për afrimet e para.

Një transferim i mundshëm është ai i Elseid Hysajt, i cili ka qenë shumë besnik ndaj Sarrit nga koha kur luante me Empolin dhe pas skadimit të kontratës me Napolin këtë verë mund të kalojë me kosto zero tek Lacio.

Sipas Tuttosport, lojtarët e parë  që mund të qëndrojnë jashtë planeve të 62-vjeçarit dhe që mund të sjellin disa të ardhura për Lacion këtë merkato nëse nxirren në treg janë: Patrik, Hoedt, Eskalante, Kataldi, Fares dhe Muriqi.

Sarri mbetet favoriti për stolin e Lacios, por nga Lotito gjithmonë mund të presësh surpriza.  Alternativat të tjera përveç ish-trajnerit të Juventusit për momentin janë Vijash-Boash dhe Viktor Pereira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"