Muriqi gjen golat me Lacion, shënon tripletë dhe i dërgon mesazh Inzagit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 23:40

Muriqi gjen golat me Lacion, shënon tripletë dhe i dërgon mesazh Inzagit

Vedat Muriqi prej kohësh flitet se mund të largohet nga Lacio në merkaton e janarit, teksa shkak për këtë është bërë forma e sulmuesit të Kosovës, i cili  deri tani nuk ka bindur trajnerin dhe drejtuesit.

Muriqi

Megjithatë futbollisti shqiptar ka gjetur ditën e sotme golat e parë me fanellën e Lacios, ndonëse nuk ishte ndeshje zyrtare.

Trajneri Inzagi vendosi të zhvillojë një ndeshje miqësore, mes lojtarëve të ekipit të parë që janë aktivizuar më pak dhe skuadrës Primavera.

Ndeshja u fitua 6-4 nda ekipi i parë, me Muriqin që shkëlqeu në këtë ndeshje, duke realizuar tripletë golash dhe duke i dërguar kështu një mesazh drejtuesve dhe trajnerit për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"