Muriqi fut në “sherr” drejtuesit e Fenerbahçes, zbulohen diskutimet për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 12:51

Muriqi fut në “sherr” drejtuesit e Fenerbahçes, zbulohen diskutimet për sulmuesin

Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi me Fenerbahçen, ku është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të ekipit. 0x0-ersun-yanaldan-vedat-muriqiye-carpici-uyari-1582407660036

Pikërisht kjo fomrë e mirë e sulmuesit kosovar, nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë ekipe të mëdha, të cilat duan ta kenë pjesë të tyre nga sezoni i ardhshëm.

Në këtë situatë, shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të klubit turk, për ta lënë të lirë futbollistin. Megjithatë nuk ka ende një mendim nga ana e drejtuesve të klubit, nëse dujet ta lënë të lirë futbollistin apo jo. Muriqi

Një pjesë e drejtuesve mendojnë që duhet ta shesin Muriqin, pasi do të arkëtonin një shumë të madhe parash, ndërsa një pjesë tjetër e drejtuesve nuk mendon kështu, pasi thonë se kosovari është shumë i rëndësishëm për ekipin dhe duhet të qëndrojë.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"